RTSH 24 Live

Aktualitet

Lejoi takimet elektorale në oborrin e shkollën "Shëmri", gjobitet drejtori i një shkolle në Kukës

21/09/2021

Lejoi takimet elektorale në oborrin e shkollën "Shëmri", gjobitet drejtori i një shkolle në Kukës

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka gjobitur me 5 mijë lekë drejtorin e shkollës së mesme “Shën Mri” në Kukës.Pas denoncimit të organizatës “Qëndresa Qytetare”, Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi vendosi dënimin e gjobë të drejtorit, pasi lejoi aktivitetin politik të kandidates për deputete Gerta Duraku, aktualisht deputete socialiste, brenda oborrit të shkollës të Gerta Durakut.
Ilirjan Celibashi u shpreh se vetë drejtori i shkollës e pranoi se aktiviteti partiak ishte zhvilluar brenda oborrit të institucionit arsimor që ai drejton.