RTSH 24 Live

Rajon

Lejoi futjen në Mal të Zi pa kontroll të Patriarkut të Kishës serbe, dorëhiqet nga detyra shefi i Policisë kufitare

04/08/2022

Lejoi futjen në Mal të Zi pa kontroll të Patriarkut të Kishës serbe, dorëhiqet nga detyra shefi i Policisë kufitare

Shefi i policisë kufitare, Vasko Akoviç ka dhënë dorëheqjen nga detyra pasi ka lejuar futjen në Malin e Zi pa asnjë kontroll dhe regjistrim Patriarkun e Kishës së Serbisë Porfirije Periq së bashku me delegacionin shoqërues. Lajmin e ka bërë me dije kryetari i Komitetit Malazez të Helsinkit, Miodrag Vllahoviq.

Shefi rajonal i policisë kufitare, Vasko Akoviq, ka dhënë sot dorëheqjen nga ajo detyrë për shkak se patriarku i Kishës së Serbisë, Porfirije Periq, me gjithë delegacionin hyri dhe doli në Mal të Zi pa asnjë kontroll dhe regjistrim.” 🇲🇪 Respekt i madh për këtë njeri. !”, shkruan Vllahoviq.

Më 3 korrik, Mali i Zi nënshkroi marrëveshjen Themelore me Kishën Ortodokse Serbe, marrëveshje e cila parasheh rregullimin e marrëdhënieve mes Malit të Zi dhe Kishës Ortodokse Serbe me bazë në Beograd.

/rtsh.al/