RTSH 24 Live

Aktualitet

Leja për dalje në e-Albania, gjobiteni 10 mijë lek nëse kapeni në rrugë

10/11/2020

Leja për dalje në e-Albania, gjobiteni 10 mijë lek nëse kapeni në rrugë

Pas vendimit të Komitetit Teknik të Ekspertëve për rikthimin e kufizimeve të lëvizjes nga ora 22:00 deri në 6:00, ministrja e Shëndetesisë Ogerta Manastirliu tha se tashmë janë firmosur urdhrat që mundësojnë zbatimin e tyre. Të gjithë ata që do të kapen në rrugë pa leje në 8 orët e izolimit, do të gjobiten me 10 mijë lekë.

Sipas Manastrliut, vendimi i ekspertëve erdhi pas studimit të situatës dhe shtimit të infektimeve në grupmoshat nga 20-45 vjeç. Zonja Manstirliu sqaroi se leja për të lëvizur jashtë fashës orare të lejuar do të merret ne e-Albania.

Sa i takon heqjes se ritestimeve, Manastirliu tha, se është përgatitur një udhëzim që do u kalojë mjekëve të familjes të cilët do të lëshojnë edhe vërtetimet për personat që e kanë kaluar covid 19 dhe që u mundëson kthimin e tyre në punë apo që vërtetojnë që tashmë janë të shëruar. Kufizimet hyjnë në fuqi nesër. /rtsh.al