RTSH 24 Live

Europë

Le Pen: Macron rrezikon Luftë Civile pas letrës ushtarake

12/05/2021

Le Pen: Macron rrezikon Luftë Civile pas letrës ushtarake

Udhëheqësja e ekstremit të djathtë në Francë, Marine Le Pen,tha se Franca është në rrezik të një "lufte civile" ndërsa ajo përgatitet të mposhtë Presidentin Emmanuel Macron në zgjedhjet e 2022. Nuk ka shenja të një konflikti të ardhshëm, por nxitja e tensioneve që lidhen me  çështje si pabarazia ekonomike dhe një fakti që vendi po bëhet më i pasigurt, i shërben pozitivisht Le Penit. Ajo ka filluar fushatën zyrtarisht që nga fillimi i vitit, duke u përpjekur të paraqesë veten si kandidate që punon kryesisht për rendin dhe ligjin.
Ndërsa Le Pen kafolur vazhdimisht për shtrëngimin e migracionit dhe nevojën për të qenë më të ashpër ndaj Islamizmit, komentet e saj të fundit janë kontraversale.
Pasi një grup gjeneralësh në pension, nëpërmjet një letre, muajin e kaluarlanë të kuptohet për kërcënimin e një kryengritje ushtarake, një letër tjetër e hapur për presidentin të dielën paralajmëroi për "kaosdhedhunë".
Në të dyja letrat Le Pen mbështeti autorët, ndërsa këmbënguli se ajo nuk po bën thirrje për kryengritje, porse po u kërkon të bashkohen me lëvizjen e saj. Sondazhet kanë parashikuar nivele të larta të mbështetjes së ekstremit të djathtë mes rradhëve të ushtrisë, dy herë më të larta se në popullatën e përgjithshme.
Gjatë një fushate në Francën perëndimore të hënën, Le Pen tha se letra e fundit paraqet një pamje "të kthjellët" të gjendjes aktuale të vendit. "Gjithmonë ekziston rreziku i luftës civile" - ka shtuar ajo.
Presidentët e tjerë francezë herë pas here janë përballur me paralajmërime të ngjashme nga oficerët e ushtrisë gjatë viteve të fundit, por kërcënimet nuk u konkretizuan kurrë. Zyrtarët nga administrata e Macron hodhën poshtë letrat si manovrim politik.