RTSH 24 Live

Kosova

LDK: Qeveria duhet të ketë koordinim më të madh me SHBA-të për dialogun

24/07/2021

LDK: Qeveria duhet të ketë koordinim më të madh me SHBA-të për dialogun


Lidhja Demokratike e Kosovës kërkon nga Qeveria e Kosovës koordinim dhe përfshirje më aktive të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në dialogun me Serbinë, duke shfrytëzuar momentumin e krijuar me Biden president, pasi ndryshe nuk arrihet marrëveshja finale. Sipas tyre, Kosova s’e ka luksin e as komoditetin që të vazhdojë dialogun në pafundësi. 
Për Kosovapress anëtari i kryesisë së LDK-së, Faton Bislimi ftoi që të shfrytëzohet momenti i krijuar me Joe Biden president të SHBA-së e që ka shprehur hapur se pret marrëveshje finale me njohje reciproke mes Kosovës e Serbisë.
Të hënën e kësaj jave, kryeministri Albin Kurti zhvilloi takimin e dytë në Bruksel me presidentin serb, Aleksandër Vuçiq. Ndërsa është paralajmëruar se takimi i radhës pritet të jetë në muajin shtator