RTSH 24 Live

Botë

Lavrov: Rusia nuk do luftë, por nuk lejojmë të na shkelin interesat tona

28/01/2022

Lavrov: Rusia nuk do luftë, por nuk lejojmë të na shkelin interesat tona

Miratimi i një pakete të re sanksionesh kundër Rusisë nga SHBA do të përbënte një ndërprerje të marrëdhënieve mes dy vendeve.

Kështu deklaroi ministri i Jashtëm rus Serghei Lavrov, cituar nga TASS.

Rusia, shtoi Lavrov, nuk dëshiron luftë, "por ne nuk do të lejojmë të shkelen interesat tona".

Lavrov më pas shtoi se "një takim i ri" midis Rusisë dhe SHBA-së "pritet brenda dy javësh", pa specifikuar megjithatë datën dhe nivelin në të cilin do të zhvillohen bisedimet. Takimi i fundit është mbajtur një javë më parë mes vetë Lavrovit dhe sekretarit amerikan të shtetit Antony Blinken.