RTSH 24 Live

Botë

Lavrov: Një perde e re e hekurt po vendoset mes Perëndimit dhe Rusisë! Duhet të sillen me Kujdes

30/06/2022

Lavrov: Një perde e re e hekurt po vendoset mes Perëndimit dhe Rusisë! Duhet të sillen me Kujdes
Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov

Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov ka deklaruar se një "perde e re e hekurt" po vendosej midis Perëndimit dhe Rusisë. Termi u përdor gjatë Luftës së Ftohtë për t'iu referuar ndarjes midis vendeve perëndimore dhe atyre me lidhje me Bashkimin Sovjetik, pasi marrëdhëniet midis dy palëve ranë në nivelin më të ulët.

“Sa i përket perdes së hekurt, në thelb ajo tashmë po zbret. Procesi ka filluar, vendet perëndimore duhet thjesht të sillen me kujdes”, tha Lavrov.

Në samitin dy ditor në Madrid, udhëheqësit e vendeve të NATO-s e karakterizuan drejtpërdrejt Rusinë "kërcënimin më të rëndësishëm dhe të menjëhershëm për sigurinë, paqen dhe stabilitetin në zonën euroatlantike"./ BBC

/rtsh.al/