RTSH 24 Live

Politikë

Largimi i Merkel nga politika, Rama: Faleminderit Angela dhe paç mbarësi e shëndet

03/12/2021

Largimi i Merkel nga politika, Rama: Faleminderit Angela dhe paç mbarësi e shëndet

Kryeministri Edi Rama uroi sot Angela Merkelin në kapitullin e ri të jetës, pas largimit nga posti i kancelares së Republikës Federale Gjermane. “Faleminderit Angela dhe paç mbarësi e shëndet në kapitullin e ri të jetës”, tha Rama ndërsa ndau një foto të përbashkët me Merkel.

Merkel u nderua të enjten në mbrëmje me një ceremoni lamtumire që u zhvillua në Ministrinë e Mbrojtjes në Berlin. “Dëshiroj t’ju inkurajoj që gjithmonë ta shikoni botën me sytë e të tjerëve”, shtoi kancelarja në fjalimin e lamtumirës nga posti që drejtoi për 16 vite.