RTSH 24 Live

Ekonomi

Lame në Elbasan: Sfidë e vitit 2021 regjistrimi i tokave bujqësore të fituara me ligjin 7501

19/09/2021

Lame në Elbasan: Sfidë e vitit 2021 regjistrimi i tokave bujqësore të fituara me ligjin 7501

Drejtori Përgjithshëm i Kadastrës Shqiptare Artan Lame shoqëruar nga kryetari i Bashkisë Elbasan, Gledian Llatja, ishin në zonën e Balldrenit, për të njoftuar përfundimin e procesit të regjistrimit fillestar.

Lame e ka quajtur sfidë të vitit 2021 regjistrimin e tokave bujqësore të fituara me ligjin 7501. Tashmë Kadastra e Elbasanit e ka mbyllur detyrën e saj për t'i dhënë mundësi qytetarëve që të pajisen me certifikatë pronësie

Kryetari i Bashkisë  Gledian  Llatja ju bëri thirrje fermerëve që të aplikojnë në mënyrë që në vijim të përfitojnë edhe nga grantet e bujqësisë, apo të naftës për fermerët.

Gjatë ceremonisë Lame dhe Llatja dorëzuan certifikatat për një numër banorësh që kishin aplikuar përmes portalit e-albania. Në qarkun e Elbasanit brenda këtij viti janë legalizuar 1270 banesa duke e cuar në 18.600 banesa numrin e përgjithshëm të legalizimeve për këtë qark. Gjithashtu gjatë këtij viti janë certifikuar edhe 2150 parcela të tokës bujqësore.