RTSH 24 Live

Teknologji

Lajme të mira nga HP për entuziastët e videolojërave

25/02/2021

Lajme të mira nga HP për entuziastët e videolojërave

HP lajmëroi ditën e sotme, se do të blerë kompaninë e pjesëve gaming HyperX, për 425 milionë dollarë. Blerja do ti japë kompanisë një prezencë të shtuar në tregun e aksesorëve gaming.

Në vitet e fundit HP ka investuar në drejtim të harduerëve periferikë gaming por nuk ka fituar aq terren sa emrat si Corsair dhe Logitech. HyperX është një prej brendeve më të njohura dhe ka aksesorë për gaming që fillojnë nga pjesët periferike, e deri tek mikrofonë gaming.