RTSH 24 Live

Aktualitet

Lajm i hidhur për komunitetin e medias, ndërron jetë gazetari Aristir Lumezi

10/07/2024

Lajm i hidhur për komunitetin e medias, ndërron jetë gazetari Aristir Lumezi

Një lajm i hidhur është raportuar këtë të mërkurë për botën e medias.

Mësohet se ka ndërruar jetë në moshën 57 vjeçare kryeredaktori i Gazetës Panorama dhe gazetari i njohur Aristir Lumezi.

Ai është ndarë nga jeta ditën e sotme (10 korrik) pasi prej disa kohësh vuante nga një sëmundje e rëndë.

Aristir Lumezi ka qenë gazetar i politikës dhe ka mbajtur postin e kryeredaktorit të Gazetës Panorama, me një eksperiencë prej më shumë se dy dekada, kryesisht në atë të shkruar.

Trupi i pajetë i gazetarit do të prehet përgjithmonë në varrezat e Sharrës në Tiranë ditën e enjte, në 11 korrik në orën 12:00.

Ceremonia mortore do të zhvillohet në ambientet e Funeral Home Parajsa, në rrugën “Muhedin Llagani”.

Pritjet për ngushëllime do të zhvillohen po tek Funeral Home Parajsa në datat 12 dhe 13 korrik nga ora 10:00-13:00 dhe nga ora 17:00-20:00.

Ky është një lajm i hidhur për shtypin dhe gazetarinë shqiptare që nga sot do i mungojë një penë e artë.

Redaksia e RTSH Online shprehin ngushëllimet familjes për ndarjen para kohe nga jeta të njeriut të tyre të dashur .

/rtsh.al/