RTSH 24 Live

Botë

Lajçak së bashku me këshilltarët gjermanë dhe francezë vizitë në Kosovë dhe Serbi

09/09/2022

Lajçak së bashku me këshilltarët gjermanë dhe francezë vizitë në Kosovë dhe Serbi

Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç do të takohet sot (9 shtator) me përfaqësuesin special të Bashkimit Evropian për dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës dhe çështje të tjera rajonale të Ballkanit Perëndimor, Miroslav Lajçak, dhe këshilltarët për politikë të jashtme dhe të sigurisë të Francës dhe Gjermanisë, Emanuel Bonne dhe Jens Plotner.

Tanjug bën me dije se takimi do të zhvillohet në orën 18:00 në Villa Mir, pas së cilës do të japin një deklaratë të përbashkët për media. Po ashtu, Lajçak së bashku me Bonne dhe Plotner do të vizitojnë edhe Kosovën për të mbështetur dialogun për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë.

/rtsh.al/