RTSH 24 Live

Kosova

Lajçak në Kosovë, mbështet qeverinë e re dhe kërkon unitet për proçesin e dialogut

02/03/2021

Lajçak në Kosovë, mbështet qeverinë e re dhe kërkon unitet për proçesin e dialogut

Në ditën e  dytë të vizitës në Kosovë, i dërguari i Bashkimit Europian për dialogun Prishtinë-Beograd, Miroslav Lajçak u takua me krerët e shtetit dhe kryetarët e forcave kryesore politike.
Lajcak nisi takimin në fillim  me Ushtruesen e detyrës së presidentit Vjosa Osmani.
Gjatë konferencës për shtyp Lajcak tha se proçesi i dialogut duhet të përmbyllet nën qeverisjen e Kutit si dhe shtoi se dialogu është i të gjithëve, jo vetëm i një partie politike.
Ndërsa, Osmani tha se Serbia duhet të mbajë përgjegjësi për krimet e kryera dhe se duhet të hapet një kapitull i ri në proçesin e dialogut.
Lajcak u takua edhe me kryeministrin në detyrë Avdullah Hoti si dhe me Ramush Haradinajn.
Hoti u shpreh se dialogu do vazhdojë mbi tri parimet bazë: do të diskutohet për marrëveshje përfundimtare me njohje reciproke, sovraniteti e integriteti territorial i Republikës së Kosovës është i pa negociueshëm, ndërsa Kushtetuta e Kosovës është e paprekshme.
Ndërsa, Haradinaj i kërkoji Lajçakut që të kërkojë falje për skandalin me hartën ku Kosova ishte pjesë territorial e Serbisë. Miroslav Lajçak do të qëndrojë në Prishtinë edhe nesër. Më pas, ai do të vazhdojë vizitën në Serbi nga 3 deri më 4 mars dhe gjithashtu do të vizitojë Malin e Zi si pjesë e mandatit të tij rajonal nga 4 deri më 5 mars.