RTSH 24 Live

Kosova

Lajçak dhe Palmer vizitojnë sot Kosovën

31/05/2021

Lajçak dhe Palmer vizitojnë sot Kosovën

Dy zyrtarë të lartë të BE dhe SHBA do të vizitojnë sot Kosovën, Miroslav Lajçak dhe Matthew Palmer.

Gjatë vizitës së tij dy ditore,  Përfaqësuesi Special i BE-së për Dialogun Beograd-Prishtinë Miroslav Lajçak do të ketë takime me presidenten Vjosa Osmani, kryeministrin Albin Kurti, zëvendëskryeministrin e parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog Besnik Bislimi, zëvendëskryeministren e dytë dhe ministren e Punëve të Jashtme dhe Diasporës Donika Gërvalla.

Lajçak gjithashtu do të takohet me komunitetin ndërkombëtar në Kosovë dhe do t’u drejtohet shefave të Misioneve të BE-së.

Të dërguarit special të BE-së Miroslav Lajçak do t’i bashkohet zëvendës ndihmës sekretari i Shtetit në Byronë e Çështjeve Evropiane dhe Euroaziatike me përgjegjësi për Ballkanin Perëndimor dhe Egjeun, njëherësh përfaqësues special për Ballkanin Perëndimor, Matthew Palmer. Ata së bashku do t’iu drejtohen mediave të martën, më 1 qershor, në orën 10:45, në zyrën e BE-së.