RTSH 24 Live

Aktualitet

Lagjja historike e Përmetit, banorët me pritshmëri të larta për sezonin turistik

13/03/2025

Lagjja historike e Përmetit, banorët me pritshmëri të larta për sezonin turistik

Lagjja historike e qytetit të Përmetit, e vendosur nën kurorën e gjelbër dhe me arkitekturën e veçantë të ndërtesave dhe rrugicat me kalldrëme, gjithnjë e më tepër po ngjall interesin e banorëve për të investuar, sidomos në sektorin e turizmit. Banorët pohojnë se nga viti në vit kjo lagje po krijon dhe forcon identitetin e saj, duke u shndërruar në një pikë tërheqëse për vizitorët vendas dhe të huaj.

Është bërë një lagje e bukur, e pastër, portat janë bërë të gjitha njëlloj dhe jemi shumë krenar që ka vizitor dhe vijnë dhe u pëlqen shumë Përmeti”, u shpreh një banore.

Zhvillimi i turizmit po ndikon në ekonominë e zonës, duke rritur kërkesën për shërbime dhe biznese të lidhura me turizmin, si akomodimi, restorantet dhe artizanati vendas.

Kanë qenë në emigracion dhe janë kthyer dhe kanë krijuar bujtinat”, u shpreh një banor tjetër.

Njëkohësisht, investimet qeveritare, lokale dhe te vete banoreve  po kontribuojnë në ruajtjen e traditave arkitekturore, gjithashtu  edhe në pasurimin e kulturës lokale, duke ofruar një përvojë autentike për ata që vizitojnë këtë qytet.

Gazetare: L. Koçiu

/rtsh.al/