RTSH 24 Live

Aktualitet

Laborator modern për ndërhyrjet në zemër në spitalin “Shefqet Ndroqi”

22/06/2021

Laborator modern për ndërhyrjet në zemër në spitalin “Shefqet Ndroqi”

I futur si shërbim i specializuar 5 vite më parë, investimi në kardiokirurgji në spitalin universitar “Shefqet Ndroqi” tashmë është plotësuar edhe me një tjetër investim të rëndësishëm që është laboratori ultramodern që plotëson gamën e analizave që bëhen në një spital universitar.
Kryeminsitri Edi Rama dhe Ministrja e shëndetësisë Ogerta Manastirliu janë rikthyer në këtë spital të rikthyer tashmë në një regjim normal shërbimesh për të parë jo vetem investimin por për të njoftuar edhe ardhjen e një mjeku gjerman në këtë shërbim.
Mjeku i Spitalit “Shefqet Ndroqi”, tha se operacionet e para nisin në muajin shtator, ndërsa në fillim të vitit të ardhshëm, puna do të nisë në kapacitet të plotë.
Kryerja e rreth 700 operacioneve në këtë spital lehtëson ngarkesën e krijuar në sistemin public shqiptar ku QSUT mban peshën kryesore.