RTSH 24 Live

Kuriozitete

Labirintet më të mëdhenj dhe më spektakolar në botë

08/02/2023

Labirintet më të mëdhenj dhe më spektakolar në botë

Një labirint është një pasazh kompleks që është krijuar me qëllimin për ta bërë të vështirë për dikë gjetjen e rrugës. Një labirint është një shteg jo i degëzuar që të çon në qendër dhe del në të njëjtën mënyrë.

Richardson Adventure Corn Farm (Spring Grove, Illinois, SHBA)

Ky labirint përfaqëson labirintin më të madh të misrit në botë çdo vit, pas korrjes së kallirit, labirinti rimodelohet tërësisht dhe merr një formë të re.

Labirinti i Masonit (Fontanellato, Parma)

I ndërtuar brenda një parku kulturor, labirinti përbëhet nga bambu të llojeve të ndryshme. Brenda mund të shihni koleksionin e artit të Franco Maria Ricci dhe shtëpinë e saj botuese.

Labirinti i vilës së Pisanit (Venecia)

Ky labirint ndodhet brenda Villa Pisani dhe është një labirint prej gardhesh druri. Ishte një nga pjesët e para të parkut që u përfundua që në vitin 1721.

Labirinti i pallatit të Schönbrunn (Vjenë)

Labirinti u ndërtua midis viteve 1698 dhe 1740. Duke parë të gjitha cepat, mund të zbuloni edhe simbolet e dymbëdhjetë shenjave të zodiakut.

Hampton Court Maze (Londër, Britani e Madhe)

Hampton Court Maze është labirinti më i vjetër i mbijetuar në Britani. I mbjellë midis 1689 dhe 1695, labirinti nuk është veçanërisht i vështirë por një personi i duhen rreth 20 minuta për të arritur në qendër.

Ashcombe Maze & Lavender Gardens (Victoria, Australi)

Labirinti tradicional është i mbjellë me më shumë se 1000 selvi dhe mijëra metra shtigje. Eshtë më shumë se tre metra e lartë dhe dy metra e gjerë. Kujdestari i labirintit i shkurton gardhet tri herë në vit për ta mbajtur atë të skalitur në një sfidë të mprehtë që do të kënaqë dhe frymëzojë.

Labyrinth Park në Horta (Barcelona, ​​Spanjë)

Parku është një kopsht historik i krijuar në fund të shekullit të 18-të dhe është parku më i vjetër ende në përdorim në qytetin e Barcelonës. Parku i stilit neoklasik ia detyron emrin e tij labirintit.

Dole Plantation Pineapple Garden Maze (Wahiawa, Hawaii, SHBA)

Në vitin 2008 u shpall labirinti më i madh në botë. Labirinti mbulon tre hektarë dhe përfshin afro dy milje e gjysmë shtigje të bëra me 14,000 bimë shumëngjyrëshe Havai.

Labirint i Paqes (Castelwellan, Irlanda e Veriut)

Një nga labirintet më të mëdha në botë që përfaqëson rrugën drejt një të ardhmeje paqësore për Irlandën e Veriut. E themeluar në vitin 2000 me përfshirjen e komunitetit.

Labyrinth of Glendurgan Garden (Glendurgan, Cornwall, Britani e Madhe)

Brenda Kopshtit Glendurgan, krijuar në 1820 nga Quakers Alfred dhe Sarah Fox, labirinti i dafinës dhe qershisë u shtua vetëm në 1833 për qëllimin e argëtimit të 12 fëmijëve të tyre.

/rtsh.al/