RTSH 24 Live

Rajon

Ky është roli i ndërkombëtarëve për gjetjen e të zhdukurve në Serbi

23/11/2020

Ky është roli i ndërkombëtarëve për gjetjen e të zhdukurve në Serbi
Mbetje mortore dhe rroba u gjetën në Kizhevak afër Rashkës

Komisioni Ndërkombëtar për Personat e Zhdukur ka treguar rolin e tyre në këto gërmime.

Pas pesë vitesh punë, erdhi edhe rezultati.

Mbetje mortore dhe rroba u gjetën në Kizhevak afër Rashkës.

Kjo pas një bashkëpunimi mes dy komisioneve të personave të zhdukur nga shteti i Kosovës dhe ai i Serbisë.

Por, ndihmë të madhe këtu dhanë edhe misioni i Eulexit përmes pamjeve satelitore, që të identifikohet lokacioni i saktë.

Ndërsa, si monitorues i procesit që nga 2015 ishte edhe Komisioni Ndërkombëtar për Personat e Pagjetur.

Nga ky komision në një përgjigje për T7, kanë treguar kontributin e tyre në këtë proces.

Pos Rashkës , KNPZH tregojnë rolin që kishin edhe për gërmimet në lokacionet të tjera në Serbi.

Ndërkohë, në një raport të përgatitur në vitin 2017 nga KNPZH, shfaqen disa të dhëna rreth operacioneve për gjetjen e personave të zhdukur ndër vite nga lufta e fundit në Kosovë.

Nga mesi i qershorit të 99’ deri në fund të 2016, janë kryer 1513 operacione të gërmimeve në terren, ku nga to kanë rezultuar me nxjerrjen e më shumë se 6,097 grupeve të mbetjeve njerëzore të plota dhe jo të plota në territorin e Kosovës.

E që nga viti 2002 më shumë se 2,500 raste të personave të zhdukur janë zgjidhur duke përdorur metodat efektive mjekoligjore, përfshirë këtu edhe testimin me ADN. Përafërsisht rreth 2,000 raste janë identifikuar me metoda tradicionale të identifikimit vizual para vitit 2002.

E që nga mbarimi i luftës janë edhe mbi 1600 persona të zhdukur, për të cilët ende nuk dihet për fatin e tyre.