RTSH 24 Live

Politikë

Kuvendi nuk pranon rezolutën për gjenocidin e Srebrenicës, Berisha: Votuat sipas urdhrit të Vuçiç

12/05/2022

Kuvendi nuk pranon rezolutën për gjenocidin e Srebrenicës, Berisha: Votuat sipas urdhrit të Vuçiç
Ish-kryeministri Sali Berisha

Kuvendi nuk ka pranuar të fusë në kalendarin e punës rezolutës për dënimin e gjenocidit të Srebrenicës. Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar menjëherë duke akuzuar deputetët e mazhorancës se votuan sipas urdhrit të presidentit serb Aleksandër Vuçiç. Berisha tha se qeveria votoi duke shkelmuar mbi jetët e 8 mijë burrave, djemve dhe fëmijëve të pafajshëm që u vranë nga serbët në masakrën e Bosnje-Hercegovinës.

Votuat sipas urdhrit të Aleksadër Vuçiç. Shqipëria nuk ka patur kurrë më anti-shqiptar si Edi Rama. Ju shkelmuat mbi gjakun, jetët e 8 mijë burrave dhe djemve të pafajshëm, fëmijë, votuat duke shkelmuar mbi jetët e 10 mijë shqiptarëve në Kosovë. Votuat duke shkelmuar mbi jetët e qindra mijërave shqiptarëve që në genocidin ciklik serb ranë për tu bërë të pavdekshëm. Por ç’mund të presësh nga një eskortë trafikantësh, nga një kryeatar i një organizate kriminale, skllav i Vuçiç. Po si mund të silleni kështu si kope? Si mund të bëni një votim të tillë? Sali Berisha ka qenë kundër embargos sepse penalizonte Kosovën”, tha Berisha.

/rtsh.al/