RTSH 24 Live

Televizion

Kuvendi miraton 6 anëtarët e rinj të AMA-s

17/02/2022

Kuvendi miraton 6 anëtarët e rinj të AMA-s
 

Kuvendi miratoi sot 6 anëtarët e rinj të Autoritetit të Mediave Audiovizive.

Konkretisht Gjergj Hamiti mori 96 vota pro, Desada Metaj mori 99 vota pro, Joana Allushi mori 108 vota pro.

Ndërsa Aurela Bicja mori 99 vota pro, Jetmir Halilaj 101 vota pro dhe Besian Zogaj 101 vota pro.

Po ashtu, Kuvendi shqyrtoi edhe projektvendimin për listën e dytë në bllok të kandidatëve të KLGJ-KLP nga trupa e pedagogëve.

Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla u shpreh se “për listën e dytë në bllok të kandidatëve të zgjedhur të KLGJ nga trupa e pedagogëve të Fakulteteve të Drejtësisë dhe shkollës së magjistraturës, Oriona Muçollari dhe Ilir Rusi morën 80 vota pro, kundër zero, abstenim 2”.

Sipas Nikollës, “shumica nuk është arritur dhe çështja rikthehet në nënkomision për të miratuar një listë të re”.

Edhe lista për kandidatët për KLP, Mirela Bogdani e Yllka Rupa, mori 75 vota pro, kundër 1, abstenim 5 duke mos arritur shumicën. Kuvendi vendosi të rikthejë në nënkomision këtë çështje për të miratuar një listë të re.