RTSH 24 Live

Aktualitet

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, e para pas zgjedhjeve të 25 prillit

04/05/2021

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, e para pas zgjedhjeve të 25 prillit

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, me rend dite shqyrtimin dhe miratimin e disa akteve normative dhe projektligjeve.

Kështu, në rendin e ditës është akti normativ “Për disa ndryshime në ligjin “Për buxhetin e vitit 2021”, të ndryshuar”, ai “Për miratimine tekstit të marrëveshjes, ndërmjet Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, ministrit të Shtetit për Rindërtimin dhe Institutit të Shëndetit Publik dhe distributorit të autorizuar “Keymen Ilaç Senayi ve Ticaret”, A.S, për furnizimin e Republikëssë Shqipërisë me vaksinën e inaktivizuar kundër COVID19 (Vero Cell) Coronavax, të krijuar nga Sinovac Life Science Co, Ltd., dhe të prodhuar në Republikën Popullore të Kinës”.

Po ashtu, në rendin e ditës është dhe miratimi i aktit normativ “Për miratimin e marrëveshjes së nënshkruar, ndërmjet Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, ministrit të Shtetit për Rindërtimin dhe Institutit të Shëndetit Publik, dhe distributorit të autorizuar “Keymen Ilaç Sanayi ve Ticaret”, A.S. për furnizimin e Republikës së Shqipërisë me vaksinën e inaktivizuar kundër COVID19 (Vero Cell), Coronavac, të krijuar nga Sinovac Life Science Co, Ltd., dhe të prodhuar në Republikën Popullore të Kinës”, akti normativ “Për një ndryshim në ligjin “Pëletërnjoftimin elektronik të shtetasve shqiptarë”, të ndryshuar”.

Po ashtu, pritet miratimi i aktit normativ “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin 112/2020, “Për regjistrin e pronarëve përfitues”, “Për një ndryshim në ligjin “Për pajisjen e shtetasve shqiptarë me pasaportë për jashtë shtetit”, të ndryshuar””.

Kuvendi pritet të shqyrtojë edhe dekretin “Për kthimin e ligjit nr. 30/2021 “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 12/2018 “Për vlerësimin kalimtar dhe periodik të punonjësve të Policisë së Shtetit, Gardës së Republikës dhe Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat në Ministrinë e Brendshme, të ndryshuar” si dhe dekretin e Presidentit të Republikës  “Për kthimin e ligjit nr. 32/2021 “Për sigurimin e detyrueshëm në sektorin e transportit”.