RTSH 24 Live

Politikë

Kuvendi i PD, Ristani: Drejtuesit e PD fshehin kokën si struci

18/07/2021

Kuvendi i PD, Ristani: Drejtuesit e PD fshehin kokën si struci

Një prej kritikuesve të kreut të PD, Lulzim Basha, ish-sekretari i Përgjithshëm i kësaj force politike, Arben Ristani, e cilëson Kuvendin e djeshëm të PD-së, si një fshehja nga e vërteta të lidershipit demokrat. Zoti Ristani shkruan në Facebook se drejtuesit e PD-së analizuan vjedhjen e kundërshtarit dhe jo veten, duke fshehur të vërtetën.

"Drejtuesit e PD zhvilluan dje "Kuvendin", për të analizuar vjedhjen e kundërshtarit, duke mos gjetur forcën, kurajën dhe përgjegjshmërinë, për të analizuar veten. Fshehja nga e vërteta me metodën e Strucit, nuk do i çojë larg. Vendi ka nevoje ulëritëse për opozite të vërtete dhe alternative të besueshme", ka shkruar Ristani.