RTSH 24 Live

Politikë

Kuvend/ Shtyhet afati i Komisionit të Reformës Territoriale! Rrëzohet kandidatura e Arta Mandros për anëtare të KLP

22/09/2022

Kuvend/ Shtyhet afati i Komisionit të Reformës Territoriale! Rrëzohet kandidatura e Arta Mandros për anëtare të KLP

Me 101 vota pro, Kuvendi votoi sot për shtyrjen e afatit të Komisionit të Reformës Territoriale deri më 21 tetor.

Po ashtu, në seancën e kësaj të enjte u miratua me 105 vota pro projektligji për aderimin e Shqipërisë në Konventën mbi organizatën ndërkombëtare për ndihmat detare në lundrim.

Ndërkohë u rrëzua kandidatura e Arta Mandros për anëtare të KLP u rrëzua pasi nuk u arrit shumica e kërkuar, pasi mori vetëm 71 vota pro nga 84 që duhen.

/rtsh.al/