RTSH 24 Live

Sociale

Kushi: Teksti i abetares do të jetë i njëjti në të gjithë Shqipërinë

24/11/2021

Kushi: Teksti i abetares do të jetë i njëjti në të gjithë Shqipërinë

Abetare e unifikuar në të gjithë territorin. Qeveria shqiptare e mori vendimin në mbledhjen e së mërkurës, duke bërë të ditur se vitin e ardhshëm të gjithë nxënesit në klasë të parë do të mësojnë me një abetare. Lajmin e komunikoi ministria e Arsimit Evis Kushi pas mbledhjes së qeverisë “Mësimi i gjuhës amëtare është një nga objektivat tanë më të rëndësishëm në arsimin parauniversitar dhe në fakt abetarja është libri i parë që përballet nxënësi kur ulet në bankat e shkollës. Nga takimet që kemi zhvilluar jo vetëm me ekspertë të arsimit në MAS, por edhe me mësuesit e ciklit fillor në të gjitha shkollat e kemi dakordësuar që për abetaren të kemi një tekst të unifikuar, sepse kjo ndihmon të kemi një qasje dhe metodologji të barabartë kudo”, nënvizoi Kushi.
Ministrja Kushi bëri të ditur se në muajt në vijim ne do të punojmë intensivisht për këtë projekt “Një gjuhë, një abetare”, në mënyrë që të fillojmë procedurat për një konkurrim të hapur, të barabartë dhe transparent në mënyrë që në fillim të vitit shkollor 2022-2023 të gjithë vogëlushët në të gjithë vendin të kenë të njëjtën abetare”.