RTSH 24 Live

Sociale

Kushi: Gjuha shqipe, lëndë me zgjedhje në Universitetin e Harvardit!

12/05/2022

Kushi: Gjuha shqipe, lëndë me zgjedhje në Universitetin e Harvardit!

Gjuha shqipe do të jetë lëndë me zgjedhje në Universitetin e Harvardit. Lajmin e bën të ditur ministrja e Arsimit dhe Shkencave Sociale Evis Kushi.

Në  një postin më rrjete sociale Kushi shkruan se kjo nismë patriotike do të konsolidojë akoma më shumë vendin që gjuha shqipe ka midis gjuhëve të tjera të botë si edhe do të jetë një mundësi e shkëlqyer për të huajt të cilët janë të apasionuar për të mësuar më shumë rreth gjuhës dhe kulturës sonë.

Ju uroj mirëmëngjes me lajmin e bukur që gjuha jonë shqipe, një ndër më të vjetrat në botë, gjuhë zyrtare në tre shtete, tashmë do të jetë lëndë me zgjedhje në Universitetin e Harvardit në të treja nivelet (fillestare, bazë dhe e thelluar). I përgëzoj dhe falënderoj nga zemra pedagogët shqiptarë në Harvard, z. Faton Limani dhe znj. Eva Stathi Misho për këtë nismë patriotike, e cila përveçse do të konsolidojë akoma më shumë vendin që gjuha shqipe ka midis gjuhëve të tjera të botës, por do të jetë edhe një mundësi e shkëlqyer për të huajt të cilët janë të apasionuar për të mësuar më shumë rreth gjuhës dhe kulturës sonë.”, shkruan Kushi.

/rtsh.al/