RTSH 24 Live

Aktualitet

Kushi : Bashkë ti themi "Stop Bulizmit"

21/11/2020

Kushi : Bashkë ti themi "Stop Bulizmit"

Rastet e dhunës në shkolla shpesh herë kthehen  në një shqetësim të madh për adoleshentet, por edhe për më të vegjlit. Ai nis me ofendime , sharje dhe persekutime dhe shpesh herë degjeneron  në dhunë fizike që mund të rezultojë edhe me pasoja tragjike për jetën. 
Fenomeni që njihet me termin bullizëm ka gjetur përhapje në ambjentet shkollore aty ku ata që njihen si më të fortit e institucjoneve arsimore dhunojnë me të vegjlit.
Me qëllim reduktimin e  këtij fenemeni në institucionet shkollore Ministrja e Arsimit, Sporteve dhe Rinisë Evis Kushi, së bashku me disa rinjë  pjesë e parlamentit të nxënësve ka percjellë një apel të fortë në ditën Kombëtare të luftës kundër bullizmit.
Mesazh është një thirrje për më të rriturit në luftë kundër bulizmit, pasi u kërkohet  që të mos heshtin, por të reagojnë ndaj këtij fenomeni.
Rastet e dhunës në shkolla janë kthyer prej vitesh në një shqetësim të madh për adoleshentët por edhe për më të vegjlit. Psikologët u sygjerojnë prindërve komunikim të vazhdueshëme për çdo problem që shqetëson të rinjtë, për të kaluar këtë fazë të vështirë në jetën e fëmijës.