RTSH 24 Live

Botë

Kush janë luftëtarët që depërtojnë nga Ukraina në Rusi

23/05/2023

Kush janë luftëtarët që depërtojnë nga Ukraina në Rusi

Luftëtarët e konsideruar nga Kremlini si "diversantë" kanë kaluar kufirin e Ukrainës në rajonin e Belgorodit duke nxitur një operacion ndaj forcave ruse.

Pas dy ditë luftimesh, Rusia thotë se rrethoi kryengritësit dhe vrau më shumë se 70 prej tyre, duke i shtyrë pjesën tjetër për në Ukrainë.

Nga ana tjetër Kievit shprehet se ‘diversantët’ vijnë nga radhët e paraushtarakëve  anti-Kremlin.

Zyrtarët ukrainas thonë se ata janë shtetas rusë nga Legjioni i Lirisë së Rusisë dhe nga Korpusi Vullnetar Rus (RDK) që kërkojnë të krijojnë një "zonë sigurie" për ukrainasit.

Të dy grupet në të kaluarën janë përshkruar si pjesë e një legjioni ndërkombëtar të përfshirë në mbrojtjen territoriale të Ukrainës.

Andriy Yusov nga drejtoria e inteligjencës së Kievit tha se të dy grupet po punonin "në mënyrë autonome në territorin e Rusisë" dhe ukrainasit nuk ishin të përfshirë, ndërsa Televizioni  ukrainas tha se ata ishin milicia dhe "vullnetarë rusë".

Raportet e pakonfirmuara ruse flisnin për të shtëna, viktima dhe pengje, ndërsa RDK tha se kishte kaluar kufirin për t'u bërë thirrje rusëve të rebelohen kundër qeverisë së tyre. Grupi bëri të ditur se nuk kishte marrë peng askënd dhe u tërhoq i sigurt në territorin ukrainas.

Udhëheqësi i saj njihet si Denis Kapustin ose Denis Nikitin, një nacionalist rus, dhe si grupi që përkrah një shtet rus mono-etnik.

Në vitin 2020, një uebsajt investigativ ukrainas pretendoi se ky grup kishte lidhje me grupe neo-naziste dhe Nikitin ka folur në të kaluarën se i përkiste një lëvizjeje huliganësh të futbollit.

Grupi i tij RDK akuzon opozitën kryesore të Rusisë se është ulur në gardh në luftën në Ukrainë. Një tjetër anëtar i korpusit, i quajtur Fortuna, tha për mediat ukrainase nëntorin e kaluar se ata numëronin 120 persona. Duke reaguar ndaj vendimit të Moskës për ta etiketuar atë një "organizatë terroriste", ajo vuri në dukje se më parë ishte denoncuar si inekzistente. Ka disa dyshime mbi rëndësinë ushtarake të dy grupeve, transmeton BBC.

Ish-deputeti rus Ilya Ponamarev, i cili tani është një shtetas ukrainas, tha në Facebook në gusht 2022 se legjioni, trupi vullnetar dhe një grup tjetër i quajtur Ushtria Republikane Kombëtare kishin nënshkruar një deklaratë që binte dakord për qëllimin e përbashkët për çlirimin e Rusisë nga sundimi i Vladimirit Putin.

/rtsh.al/