RTSH 24 Live

Politikë

Kush janë 7 deputetët që votuan kundër dhe abstenuan për shkarkimin e presidentit

07/05/2021

Kush janë 7 deputetët që votuan kundër dhe abstenuan për shkarkimin e presidentit

Kuvendi i Shqipërisë miratoi sot projektvendimin për ngritjen e komisionit hetimor bazuar në kërkesën e një grupi deputetësh për shkarkimin nga detyra të Presidentit të Republikës. Me 97 vota pro dhe 6 kundër deputetët miratuan ngritjen e komisionit hetimor për shkarkimin e Presidentit. Sipas News 24 bëhet fjalë për 6 deputetë të opozitës parlamentare, disa prej tyre kandidatë dhe në zgjedhjet e 25 prillit.

Lista e deputetëve

Elda Hoti kundër

Artur Roshi kundër

Lefter Maliqi kundër

Kujtim Gjuzi kundër

Fatjona Dhimitri kundër

Adriatik Alimadhi kundër

Ralf Gjoni abstenim