RTSH 24 Live

Rajon

Kurti vizitë në Turqi/ Erdogan: Të gatshëm të kontribuojmë në procesin e dialogut Kosovë-Serbi

04/02/2023

Kurti vizitë në Turqi/ Erdogan: Të gatshëm të kontribuojmë në procesin e dialogut Kosovë-Serbi

Kryeminstri i Kosovës, Albin Kurti zhvilloi një vizitë në Turqi ku u prit nga presidenti turk Rexhep Taip Erdogan. Një një konferencë të përbashkët për mediat, Erdogan tha se vendi i tij është i gatshëm t'i japë mbështetje procesit të dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë për paqen rajonale, nëse kjo gjë kërkohet.

Turqia është e gatshme të ofrojë të gjitha llojet e mbështetjes për paqen dhe stabilitetin e rajonit tonë dhe të japë kontributin e nevojshëm nëse kërkohet nga palët. Ne shpresojmë se procesi i dialogut me Serbinë do të rezultojë në një mënyrë që siguron paqen dhe stabilitetin e qëndrueshëm në rajon”, tha ai.

Presidenti turk tha se Turqia është bërë vendi që eksporton më së shumti në Kosovë në dy vitet e fundit, si dhe një ndër vendet e para që i ka njohur pavarësinë. 

Me një vëllim tregtar prej 610 milionë eurosh, Turqia është një prej shteteve me prezencën më të madhe të investimeve direkte në Kosovë. Njëherësh, është një ndër shtetet e para që ka njohur shpalljen e pavarësisë së Kosovës në shkurt të vitit 2008”, tha presidenti turk.

Nga ana tij kryemnistri Kurti falënderoi Turqinë për “mbështetjen e zëshme” për anëtarësimin e Kosovës në NATO dhe në Këshill të Evropës, ndërsa foli edhe për forcimin e bashkëpunimit ekonomik.

/rtsh/