RTSH 24 Live

Politikë

Kurti: Të heqim barrierat mes vendeve tona, të shtojmë bashkëpunimin!

27/09/2021

Kurti: Të heqim barrierat mes vendeve tona, të shtojmë bashkëpunimin!

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti shprehu mendimin se dy kabinetet qeveritare duhet të rrisin bashkëpunimin dhe të shtojnë projektet e përbashkëta. “Kosova dhe qytetarët e saj i gëzohen progresit në Shqipëri. Përtej sfidave, dy qeveritë tona kanë mundësi e potencial për të realizuar projektet që priten nga qytetarët e dy vendeve. Ne duhet ta rrisim bashkëpunimin për më shumë drejtësi, barazi e mireqënie për dy vendet”, tha Kurti.
Kreu i qeverisë së Kosovës theksoi se  duhet sa më shpejt të hiqen barrierat, për të lehtësuar ekonomine e të dyja vendeve. “Do të punojmë së bashku që tregu të jetë më unik, që qytetaret dhe mallrat të ecin sa më me pak pengesa dhe shpejtë. Kjo është e mundur mes nesh, sepse kemi besimin e plotë te njëri-tjetri”. tha Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në fjalën e tij në konferencën e përbashkët për shtyp me Kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.