RTSH 24 Live

Kosovë

Kurti pret ministrin britanik, Heappey: Rritim bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes

23/05/2023

Kurti pret ministrin britanik, Heappey: Rritim bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti ka pritur në një takim ministrin e shtetit për Forcat e Armatosura të Mbretërisë së Bashkuar, James Heappey.

Në këtë takim është biseduar mbi marrëdhëniet mes dy vendeve dhe rritjes së bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes.

Kryeministri Kurti e njoftoi ministrin Heappey për progresin e Kosovës në këto dy vite qeverisje, duke theksuar se Kosova ka bërë rritje ekonomike si për nga rritja e GDP-së, si për investimet dhe rritjen e të ardhurave.

Kurti ka vlerësuar rritjen e bashkëpunimit mes Kosovës dhe Mbretërisë së bashkuar në drejtim të trajnimeve dhe pajisjeve të reja ushtarake.

Deri më tani 28 kadetë të Forcës së Sigurisë së Kosovës kanë përfunduar me sukses programin e edukimit ushtarak në Akademinë Ushtarake Mbretërore të Sandhurst.  

Për këtë arsye, ministri Heappey nënvizoi se Kosova është histori suksesi dhe duhet punuar së bashku për të promovuar progresin e arritur.

/rtsh.al/