RTSH 24 Live

Kosova

Kurti për hapjen e arkivave: “Ne jemi transparentë, tani është radha e Serbisë”

13/09/2021

Kurti për hapjen e arkivave: “Ne jemi transparentë, tani është radha e Serbisë”

Kryeministri Albin Kurti deklaroi se Kosova nuk ka se çfarë të fsheh për të kaluarën e saj, sidomos duke qenë nën administrimin ndërkombëtar me misionet e UNMIK-ut dhe EULEX-it e me Tribunalin e Hagës, prandaj shton se tashmë është radha e Serbisë që të hap arkivat. Kurti në një prononcim për media pas hapjes së edicionit të 7-të të Shkollës Diplomatike, tha se nuk ka vend më transparent se Kosova për të kaluarën, ndërsa kërkoi nga Serbia që të ndihmojë në zbardhjen e fatit të të pagjeturve.
Kurti tha se duhet të thuhet e vërteta dhe të synohet e drejta pa paramenduar përmasën e gatishmërisë së Serbisë. 
Kreu i ekzekutivit tha se duhet ta mbrojmë interesin e vendit dhe duhet t’i dalim zot njerëzve që kanë humbur e vuajtur shumë.