RTSH 24 Live

Kosova

Kurti: Do të aplikojmë për anëtarësim në BE para krishtlindjeve

08/12/2022

Kurti: Do të aplikojmë për anëtarësim në BE para krishtlindjeve

I dërguari special i Bashkimit Evropian për Ballkanin Perëndimor, Miroslav Lajçak, ka falenderuar grupin e socialistëve demokratë për ftesën në samitin e liderëve të ballkanit që u mbajt këtë të enjte në Vjenë të Austrisë. Lajçak ka takuar edhe kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

“E përshëndes angazhimin intensiv për anëtarësim në BE të Ballkanit Perëndimor dhe mundësinë për të shkëmbyer pikëpamjet”- shkroi Lajçak në rrjetet sociale.

Ndërkohë, kryeministri i Kosovës, Kurti, ka thënë se mirëpret deklarimin e këtij samiti për aplikimin e Kosovës në Bashkimin Evropian.

Më herët kreu i qeverisë së KIosovës u shpreh se Ballkani Perëndimor ka nevojë për një proçes të përshpejtuar për anëtarësim në Union.

Ai theksoi gjithashtu se është e vështirë që njerëzit të mobilizohen, nëse nuk ka afate të qarta kohore drejt anëtarësimit.

Duhet specifikuar gjithashtu se kryeministri i Kososvës ka deklaruar në mbledhjen e socialdemokratëve evropianë se shteti i tij do të aplikojë për anëtarësim në Bashkimin Evropian para krishtlindjeve.

/rtsh.al/