RTSH 24 Live

Rajon

Kurti dhe Osmani në SHBA, do takohen me Sekretarin e Shtetit Antony Blinken

26/07/2022

Kurti dhe Osmani në SHBA, do takohen me Sekretarin e Shtetit Antony Blinken

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti do të zhvillojnë më 26 korrik një takim me Sekretarin amerikan të Shtetit, Antony Blinken.

Kurti dhe Osmani ndodhen në SHBA që prej 25 korrik, ndërsa do të priten sot nga sekretari Blinken.

Takimi që do të ndodh në orën 16.30 sipas orës lokale, është njoftuar edhe nga Presidentja Osmani, e cila thotë se mezi pret që dy vendet të forcojnë partneritetin mes tyre.

“Mezi presim takimin me Sekretarin Blinken sot për të forcuar më tej partneritetin tonë të hekurt. Krahas kryeministrit Kurti, ne do të diskutojmë për mënyrat që t’i afrojmë dy popujt dhe vendet tona në këtë kohë kyçe për demokracinë, paqen dhe sigurinë në mbarë botën”, shkruan Osmani.

/rtsh.al/