RTSH 24 Live

Aktualitet

Kurbin , policia ndalon një shtetas të shpallur në kërkim ndërkombëtar

01/04/2023

Kurbin , policia ndalon një shtetas të shpallur në kërkim ndërkombëtar

Policia e Kurbinit në bashkëpunim me Interpol Tiranën, kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Udine”.

Bilanci i këtij operacioni ka qenë arrestimi në Laç i shtetasit Ermal Zeneli alias Xhemal Karaj, 30 vjeç, banues në Kurbin.

Arrestimi i tij u bë me qëllim qëllim ekstradimin drejt Italisë, 

Gjykata e Udines, Itali, e ka dënuar 30-vjeçarin, me 9 vjet e 7 muaj burgim, për veprat penale: “Armëmbajtja pa leje”, "Vjedhja”, kryer në bashkëpunim", "Mbajtja dhe shitja e sendeve të vjedhura" dhe “Kërcënimi ndaj oficerit të Policisë", të parashikuara nga Kodi Penal italian. 

30-vjeçari ka vuajtur vetëm 4 muaj nga dënimi i marrë.

Vijojnë procedurat në bashkëpunim me Interpol Tiranën, me qëllim ekstradimin e këtij shtetasi, drejt Italisë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kurbin, për veprime të mëtejshme.

 

/ rtsh.al /