RTSH 24 Live

Botë

Kurban Bajrami në Mekë, 60 mijë besimtarëve falin namazin në vendin e shenjtë

20/07/2021

Kurban Bajrami në Mekë, 60 mijë besimtarëve falin namazin në vendin e shenjtë

Afro 1.8 miliardë besimtarë myslimanë në mbarë botën, festojnë këtë të martë Kurban Bajramin. Në Arabinë Saudite 60,000 pelegrinë të veshur me rroba të bardha kanë nisur të dielën  udhëtimin e tyre pesë-ditor shpirtëror. Ndërsa këtë të martë kanë falur nazmain e Kurban Bajramit në Mekë, në vendin e shenjtë për myslimantët. Haxhi është një nga pesë shtyllat e Islamit dhe një detyrë një herë në jetë për të gjithë myslimanët me trup të aftë për të kryer këtë rit, nëse kanë mundësi. Para pandemisë së shkaktuar nga coronavirusi, rreth 2.5 milionë pelegrinë do të zbrisnin në Mekë për Haxhin vjetor. Qendrore për pelegrinazhin mysliman është Xhamia e Madhe e Mekës e cila strehon Qaben, një strukturë në formë kubi të mbështjellë me mëndafsh të zi me vargje të Kuranit të thurura në të me fije ari dhe argjendi. Myslimanët besojnë se profeti Ibrahimi dhe djali i tij, Ismaili ndërtuan Qabenë si shtëpinë e Zotit. Struktura është ndërtuar dhe rindërtuar disa herë me rinovimin e fundit të madh që ndodhi në vitin 1996 për të forcuar themelin e saj. Kudo që janë në botë, myslimanët kthehen me drejtim kah Qabeja kur kryejnë lutjet e tyre.