RTSH 24 Live

Aktualitet

Kultivuan drogë/ “Arrest me burg” për 6 persona, mes tyre 2 efektivë policie në Fier

25/11/2022

Kultivuan drogë/ “Arrest me burg” për 6 persona, mes tyre 2 efektivë policie në Fier

Gjykata e Fierit ka lënë në burg 6 persona, 2 prej të cilëve punonjës policie, për shpërdorim detyre dhe kultivim të lëndës narkotike. Sipas njoftimit nga AMP, dy efektivët e policisë, bashkëpunuan me katër personat e tjerë duke lejuar kultivimin e një sasie bimësh narkotike në fshatin Mujalli në Fier, e sekuestruar një muaj më parë nga Policia.

“– S. GJ., me funksion Specialist për Krimet në Komisariatin e Policisë Fier, me masë sigurimi personal “Arrest me burg”, i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Shpërdorimit të detyrës”.

– R. N., me funksion Ndihmës Specialist (SPZ) në Komisariatin e Policisë Fier, me masë sigurimi personal “Arrest me burg”, i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Shpërdorimit të detyrës”.

– S. G., me masë sigurimi personal “Arrest me burg”, i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Kultivimit të bimëve narkotike”.

– V. G., caktuar me masë sigurimi personal “Arrest me burg”, i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Kultivimit të bimëve narkotike”.

– R. B. (alias F. Q. dhe XH. Q.), me masë sigurimi personal “Arrest me burg” ”, i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Kultivimit të bimëve narkotike”. Ky shtetas u shpall në kërkim, pasi nuk u gjet në banesë.

– E. Q., me masë sigurimi personal “Arrest në shtëpi”, i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Kultivimit të bimëve narkotike”. Ky shtetas u shpall në kërkim, pasi nuk u gjet në banesë.

Ekzekutimi i masave të sigurisë për shtetasit e mësipërm u krye mbështetur në materialet e kallëzimit të referuara nga Drejtoria Rajonale e AMP-së Fier-Berat, pasi në datë 20.07.2022 janë gjetur dhe konstatuar të kultivuara një sasi bimësh narkotike në fshatin Mujalli-Fier, për të cilën Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier ka regjistruar Procedimin Penal Nr.828/2022”, thuhet në njoftimin nga AMP.

/rtsh.al/