RTSH 24 Live

Kronika

Kultivonin kanabis, në pranga 14 persona, mes tyre kryeplaku i fshatit

28/01/2022

Kultivonin kanabis, në pranga 14 persona, mes tyre kryeplaku i fshatit

14 persona kanë rënë në prangat e policisë së Matit, ndërsa një tjetër është shpallur në kërkim pasi akuzohen për kultivim, shitje dhe transport të lëndëve narkotike.

Nga hetimet e kryera ka rezultuar se organizatar i kësaj veprimtarie është Gëzim Koleci,  i cili ka mbajtur dhe detyrën e kryetarit të fshatit Lam i Madh. Koleci nëpërmjet personave, me të cilët ka lidhje familjare dhe fisnore, organizonte punën për kultivimin e lëndëve narkotike, përpunimin e saj dhe më pas gjetjen e tregut për shitje, të cilën e siguronte nëpërmjet djemve të tij Vilson dhe Gestian Koleci, të identifikuar edhe si transportues të saj.

Të arrestuarit:

Gëzim Koleci, 55 vjeç, banues në fshatin Lam i Madh, Njësia Administrative Derjan, Mat

Mehmet Koleci, 45 vjeç, lindur në fshatin Lam i Madh, banues në Paskuqan, Tiranë.

Idajet Koleci, 43 vjeç,  lindur në fshatin Lam i Madh, banues në Paskuqan, Tiranë.

Albert Koleci, 40 vjeç,  banues në fshatin Lam i Madh.

Vilson Koleci, 30 vjeç, lindur në fshatin Lam i Madh, banues në Paskuqan, Tiranë.

Gestian Koleci., 26 vjeç, banues në fshatin Lam i Madh.

Lezan Koleci, 62 vjeç, lindur në fshatin Lami i Madh, banues në Laprakë, Tiranë.

Agim Koleci, 29 vjeç,  lindur në fshatin Lami i Madh, banues në Kamëz, Tiranë.

Besmir Koleci, 36 vjeç, lindur në fshatin Derjan, banues në Kamëz, Tiranë.

Afrim Haspepa, 48 vjeç, lindur në fshatin Lam i Madh, banues në Kamëz, Tiranë.

Fatjon Doda, 36 vjeç, lindur në fshatin Macukull, banues në Njësia Bashkiake Nr.5, Tiranë.

Lezan Koleci, 62 vjeç, lindur në fshatin Lami i Madh, banues në Kamëz, Tiranë.

Rasim Xheçuka, 52 vjeç, lindur në fshatin Lam i Madh, banues në Kamëz, Tiranë.

Gazmir Xheçuka, 39 vjeç, lindur në fshatin Lam i Madh, banues në Kamëz, Tiranë.

Gjithashtu i shpallur në kërkim policor Baftjar Xheçuka, 54 vjeç, lindur në fshatin Lam i Madh, banues në Kamëz, Tiranë.

“Në funksion të këtij procedimi të ndjekur me metoda speciale hetimi, në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë Mat, është arritur të provohet me prova dhe fakte bashkëpunimi i këtyre shtetasve, që funksiononin në formën e një grupi të mirëorganizuar, në kryerjen e veprimtarisë kriminale të kultivimit të bimëve narkotikëve në 5 episode, përgjatë periudhës kohore 2019 – 2021, ku këta shtetas në zonën malore Lam i Madh, njësia Administrative Derjan, Mat, kanë kultivuar në kohë dhe vende të ndryshme një sasi bimësh narkotike”.

Janë identifikuar e asgjësuar nga policia këto raste: 

Më datë 27.09.2019, janë konstatuar gjithsej 89 bimë.

Më datë 01.10.2019, janë konstatuar gjithsej 95 bimë.

Më datë 04.09.2020, janë konstatuar gjithsej 99 bimë.

Më datë 15.09.2020, janë konstatuar gjithsej 61 bimë.

Më datë 17.09.2020, janë konstatuar gjithsej 188 bimë, si dhe janë konstatuar 3633 bimë në proces tharje.

Gjithashtu policia njofton se po në funksion të këtij procedimi janë sekuestruar një armë zjarri automatik, një armë gjahu teke pa leje përkatëse dhe municion luftarak. Si dhe janë sekuestruar 13 telefona celular që përdoreshin nga shtetasit e lartë përmendur.

Nën drejtimin e Prokurorisë nga strukturat hetimore të DVP Dibër e Komisariatit të Policisë Mat vijon puna për dokumentimin e plotë ligjor të kësaj veprimtarie kriminale si dhe për identifikimin dhe arrestimin e personave të tjerë të implikuar.