RTSH 24 Live

Kuriozitete

Kulla e pjerrët e Malajzisë, tërheq turistë si e ngjashmja e saj në Piza 

03/04/2021

Kulla e pjerrët e Malajzisë, tërheq turistë si e ngjashmja e saj në Piza 

Në Malajzi ka një kullë të pjerët e ndërtuar në shekullin e 19-të, që tërheq vizitorë dhe turistë, si kulla e ngjashme ne Piza të Italisë. Kulla e Malajzisë  është një ndërtesë me tulla dhe dru me një arkitekturë të stilit kinez  dhe është ndërtuar në shekullin e 19-të gjatë kohërave koloniale. Por përtej animit të saj, që ka ardhur si rezultat i përmbytjes, kulla 25.5 metra në mes të qytetit të Teluk Intan, ka pak gjëra të përbashkëta me adashen e saj italiane në qytetin e Pizës, që është shumë më e gjatë. Pavarësisht kësaj, vizitorët marrin pamje dhe shkrepin fotografi përpara monumentit historik. E ndërtuar në 1885 nga një kontraktor etnik kinez, ndërtesa shërbeu si një kullë uji për qytetin buzë lumit gjatë epokës koloniale britanike. I ngjan një faltore kineze nga jashtë, tetë kulmet e saj u japin vizitorëve për herë të parë përshtypjen se ka po aq kate, megjithëse në të vërtetë ka vetëm tre kate të arritshme. Animi i kullës është rezultat i përmbytjeve masive në 1889 dhe 1895 që zbutën tokën dhe bënë që themelet e saj të zhyten me rreth një këmbë në drejtim të perëndimit, megjithëse që atëherë është përforcuar dhe nuk ka parë më fundosje. Edhe sot, kulla është një nga strukturat më të larta të rajonit dhe megjithëse rezervuari i saj i ujit është bosh, ajo vazhdon të mbajë kohën me një orë që daton nga vitet 1890, dhe tingëllon çdo 15 minuta. Kulla është një tërheqje e zakonshme për vendasit dhe turistët ashtu dhe i është dhënë statusi i trashëgimisë kombëtare.