RTSH 24 Live

Sociale

Kukës, lindshmëria në rënie, Sociologia: Largimi i të rinjve dhe planifikimi familjar, arsyet kryesore

19/11/2022

Kukës, lindshmëria në rënie, Sociologia: Largimi i të rinjve dhe planifikimi familjar, arsyet kryesore

Vetëm 455 lindje në gati 11 muaj  janë bërë në bashkinë Kukës, krahasuar me një vit më parë rënia është e ndjeshme. Mjekja pediatër, Venezije Doçi, shefe e maternitetit në Kukës, tha se viti 2022 pritet të mbyllet me jo më shumë se 500 lindje.

Sa i përket arsyeve të rënies së lindshmërisë, në vend të parë renditet largimi i të rinjve dhe më pas planifikimi familjarë.  Sociologia Lirie Gjana thotë se largimi i të rinjve sjell një sërë pasojash, të cilat në Kukës kanë nisur të ndihen. Ndërsa nevoja për politika që lidhen me punësimin dhe sigurinë që u duhet ofruar të rinjve, sipas saj, është e menjëhershme.

Pavarësisht faktit se po lindin më pak fëmijë, në Kukës vdekshmëria si te foshnjat dhe te nënat këtë vit është zero.  Nëse brenda bashkisë Kukës lindshmëria është në rënie, ato në shtete të huaja nga çifte kuksiane janë në rritje. Zgjedhin të lindin jashtë vendit dhe më pas t’i regjistrojnë në Kukës.

Sipas të dhënave nga zyra e gjendjes civile, në total numri i popullsisë në dy vitet e fundit në bashkinë Kukës përllogaritet 59 mijë persona, me një rëne 1 deri në 2% vit pas viti.

/RTSH/