RTSH 24 Live

Aktualitet

Kukës, humbi kontrollin e mjetit, ndërron jetë 37-vjeçari

25/10/2021

Kukës, humbi kontrollin e mjetit, ndërron jetë 37-vjeçari

Aksident me vdekje në Kukës. Ndërron jetën 37-vjeçari.

"Kukës/ Informacion paraprak. 

Rreth orës 16:50, njoftohemi se në fshatin Arrën, shtetasi D. D., 37 vjeç, banues në fshatin Arrën, duke drejtuar automjeti tip "Kamionçinë", ka humbur kontrollin e automjetin dhe ka dal nga rruga,  dhe si pasojë ka gjetur vdekjen. Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e policisë, grupi hetimor po kryen veprimet e mëtejshme për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit", njofton Policia.