RTSH 24 Live

Lifestyle

Kujdes! Ky ves i keq nxit infeksionet

20/11/2020

Kujdes! Ky ves i keq nxit infeksionet

Studimet thonë se ngrënia e thonjve është më e përhapur tek fëmijët, por jo ekskluzivitet i kësaj grupmoshe. Në mesin e të rriturve, ky ves shfaqet në të tridhjetat.

 

Pavarësisht moshës, arsyet e mëposhtme, sipas agroweb.org,  janë të vlefshme dhe duhet t’iu nxisin që ta lini këtë ves sa më parë.

Bashkë me thonjtë vijnë bakteret.

Njerëzit që kafshojnë ose hanë thonjtë janë më të prirur të vuajnë nga infeksionet në stomak apo e ftohura.

Arsyeja është e thjeshtë: thonjtë mbledhin qindra mijëra baktere, nga më të këqijat, të cilat më pas transferohen direkt në gojë, duke rritur rrezikun e infeksioneve apo sëmundjeve nga më të ndryshmet. Në kohët aktuale, ngrënia e thonjve është më e rrezikshme se kurrë.

Infeksionet në lëkurë

Shkulja e kutikulave apo kafshimi i thonjvve mund të shkaktojë infeksione nga më të rrezikshmet në lëkurë. Çarjet e vogla në lëkurë përbëjnë strehën ideale të baktereve, të cilat mund të depërtojnë edhe në shtresat më të thella të lëkurës.

Mishrat e dhëmbëve

Sikur të mos mjaftonin dy arsyet e mësipërme, ekspertët thonë se ky ves mund të shkaktojë dëmë në enamelin e dhëmbëve. Ka pasur raste kur njerëz me ves të tillë kanë zhvendosur nofullën. Ky ves është tepër i dëmshëm sepse nxit infeksione të ndryshme në mishrat e dhëmbëve.