RTSH 24 Live

Lifestyle

Ku janë lekët e Irini Qirjakos? Këngëtarja: S'më dridhet qerpiku

11/03/2023

Ku janë lekët e Irini Qirjakos? Këngëtarja: S'më dridhet qerpiku

Këtë fundjave nisi programi me i ri i Ermal Pecit në ekranin e RTSH. Këngëtarja e njohur, Irini Qirjako, ndau me moderatorin rrëfime nga jeta e saj personale e profesionale, rrefime që në disa momente i quajti të guximshme e se 'nuk i dridhej qerpiku'.

E pyetur nga Ermali për fitimet marramendëse që mund të ketë marrë nga karriera e saj, Irini tha e revoltuar:

'Të drejtës së autorit, shteti duhet ti rrijë çekan në kokë. Më morën në telefon nga e drejta e intepretuesit, më tha më jep një llogari bankare të kaloj diçka, pas kaq shumë vitesh. Eshtë skandaloze, ku shkuan fitimet e mia, paratë e mia? Këngët e mia luhen kudo prej dekadash. Ku janë lekët e Irini Qirjakos, më bën të aludoj që edhe mund të jenë ndarë këto lekë'.

Gjatë bisedës me Ermalin, Irini tregoi se ka sakrifikuar shpesh për publikun e saj, duke e vënë atë mbi këdo. Ne dy momente të trishta ku ajo ka humbur njerëzit më të afërt, këngetarja tregoi se nuk ka anulluar koncertet, por në zi ka dalë para publikut, duke mos treguar asnjë moment atë që po përjetonte.

/rtsh.al/