RTSH 24 Live

Kronika

Kthyen stallën në laborator droge, kapet një nga pronarët, në kërkim drejtori i Kadastrës Kurbin

09/04/2021

Kthyen stallën në laborator droge, kapet një nga pronarët, në kërkim drejtori i Kadastrës Kurbin

Ky është Edmond Stojani, aktualisht drejtor i kadastrës në Kurbin, i cili u shpall në kërkim nga policia e Shtetit, pasi në bashkëpunim me një tjetër person, kishin kthyer stallën e bagëtive në një laborator për kultivimin e kanabis sativa.

Sipas të dhënave të marra nga dikasteri blu, në afërsi të rrugës, Fushë-Gjormë u gjet edhe ferma e bagëtive që ishte kthyer një laborator, aty ku 41-vjeçari Stojku së bashku me 24 vjeçarin Vranicki Hiskun, stallën e bagëtive e kishin marrë me qira dhe kishin kultivuar  bimë narkotike nëpërmjet ngrohjes me llamba.

Gjatë kontrollit të ambientit u gjetën dhe u sekuestruan 205 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa të kultivuara në vazo.

Gjithashtu, gjatë kontrollit, në ndërtesë u konstatua  një lidhje e paligjshme e energjisë elektrike, e cila shërbente për furnizimin me energji të pajisjeve si llamba, aspirator, filtra ajrimi etj, që ndihmonin në kultivimin dhe rritjen e bimëve narkotike.

Po ashtu policia ka sekuestruar në pronën e 21-vjeçarit një armë zjarri pushkë me dylbi të montuar.

Materialet për veprime të mëtejshme i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kurbin, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, "Armëmbajtja pa leje" dhe “Vjedhja e energjisë elektrike".