RTSH 24 Live

Kronika

Kthyen shtëpinë në laborator droge, arrestohen tre persona në Lushnje, një në kërkim

01/04/2021

Kthyen shtëpinë në laborator droge,  arrestohen tre persona në Lushnje, një në kërkim

Tre persona u prangosën dhe një tjetër u shpall në kërkim, pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin kishin kthyer shtëpinë në laborator për kultivimin e kanabis sativa.
Policia e Lushnjes tha se laboratori  u gjet në katin e tretë të një shtëpie, i cili ishte përshtatur si laborator, që shërbente për kultivimin e bimëve narkotike, nëpërmjet ngrohjes me llamba. 
Policia sekuestroi fidanë kanabisi, pajisje të ndryshme elektrike dhe një armë gjahu.  
Personat e arrestuar në vazo kishin kultivuar 170 fidanë kanabis ndërsa u konstatua edhe një lidhje e paligjshme e energjisë elektrike.
Gjithashtu, u sekuestruan pajisje elektrike, llamba elektrike termale, bidonë me lëndë ushqyese për bimët narkotike etj.