RTSH 24 Live

Rajon

Kthimi i emigrantëve, radhë të gjata në pikat kufitare të Kosovës

30/07/2022

Kthimi i emigrantëve, radhë të gjata në pikat kufitare të Kosovës

Kthimi i emigrantëve në Kosovë ka shtuar fluksin në pikat kufitare duke krijuar radhë të gjata mjetesh në pikat kufitare të vendit. Mediat në Kosovë thonë se në pikë kalimin kufitar në Muçibabë radha e automjeteve që dalin nga vendi është 800 metra, ndërsa në hyrje radha e kolonave është 100 metra.

Në pikë kalimin kufitar në Merdare ndërsa radha e automjeteve në dalje është një kilometër. Ndërsa në hyrje radha e automjeteve është 70 metër.

Në pikë kalimin kufitar Dheu i Bardhë në dalje radha e kolonave shkon deri në 350 metra. Në hyrje, radha është deri në 300 metra.

Në Jarinjë pritjet në hyrje kolonat e mjeteve shkon deri në 70 metra.

/rtsh.al/