RTSH 24 Live

Aktualitet

Kryparlamentari i Izraelit, Levy, letër Ruçit: 30-vjetori i marrëdhënieve diplomatike, oportunitet për rritjen e bashkëpunimit!

21/07/2021

Kryparlamentari i Izraelit, Levy, letër Ruçit: 30-vjetori i marrëdhënieve diplomatike, oportunitet për rritjen e bashkëpunimit!

Kryetari i sapozgjedhur i Parlamentit (Kneset) të Izraelit, Mickey Levy, i ka dërguar një letër Kryetarit të Kuvendit të Shqipërisë, Gramoz Ruçi.

Levy thekson se ky vit, i cili shënon 30-vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike midis të dy vendeve tona, është një mundësi më tepër për forcimin e bashkëpunimit ndërparlamentar.

“Unë e vlerësoj shumë bashkëpunimin e fuqishëm ndërparlamentar, i cili nxit e lehtëson bashkëpunimin midis vendeve dhe popujve tanë. Bashkëpunimi dhe partneriteti ndërkombëtar janë më të rëndësishëm  se kurrë përballë sfidave  të sotme të njerëzimit. Ndaj të njëjtën dëshirë me Ju se bashkëpunimi midis Knesetit të Shtetit të Izraelit dhe Kuvendit të Shqipërisë duhet të thellohet e zgjerohet. Ky vit, i cili shënon 30-vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike midis të dy vendeve tona, është një mundësi më tepër për forcimin e bashkëpunimit ndërparlamentar”, shkruan në letrën e tij, kryetari i sapozgjedhur i Parlamentit të Izraelit, Mickey Levy.