RTSH 24 Live

Aktualitet

Kryepeshkopi Anastas Janullatos, do të vijojë trajtimin mjekësor në shtëpinë e tij në Athinë

23/11/2020

Kryepeshkopi Anastas Janullatos, do të vijojë trajtimin mjekësor në shtëpinë e tij në Athinë
Kryepeshkopi Anastas Janullatos

Kryepiskopi Anastas, pas një trajtimi 12 ditor në Spitalin e Evangelismos, do të vijojë trajtimin mjekësor në shtëpinë e tij në Athinë. Këtë e bën të ditur Sekretaria e Sinodit të Shenjtë, e cila njoftoi zyrtarisht për lënien e spitalit dhe trajtimin e mëtejshëm në kushtet e shtëpisë.

“Duke lavdëruar Perëndinë për ecurinë e kësaj sprove të rëndë, Kryepiskopi shpreh mirënjohjen e tij për mjekët dhe infermierët e Pavijonit të Terapisë Intensive, nën drejtimin e profesoreshës, Anastasia Kotanidhu”, thuhet në këtë njoftim.

Ndërsa falënderime të veçanta ka për të gjithë klerikët, si edhe ato shtetarë të Shqipërisë dhe të Greqisë që u interesuan për shëndetin e tij.

“Pjesëmarrja e heshtur në vuajtjen e popullit të Perëndisë ndihmon në mënyrë mistike në arritjen e kohezionit social. Dashuria spontane e sinqertë gjithmonë fal fuqi në çastet e vështira të njerëzve. Dashuria është gjëja më e vyer që mund të ekzistojë në botë”, thuhet në njoftim.

Kryepeshkopi Anastas Janullatos për shkak të infektimit nga Covid u dërgua për mjekim të specializuar në Greqi. Me anë të një helikopteri ushtarak, si dhe i vendosur në një kapsulë, kryepeshkopi u dërgua drejt Greqisë.

“Kryepiskopi falënderon ngrohtësisht Hirësinë e Tij, Bujar Spahiu, Kryetar i Komunitetit Mysliman, Kryegjyshin Bektashian, Haxhi Dede Edmond Brahimaj, Arqipeshkvin Mitropolitan të Shkodrës, Mons. Anxhelo Masafra. Ai shpreh falënderime të ngrohta për mbështetjen e ngrohtë të Shkëlqesive të tyre, për Presidentin e Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta; për Kryeministrin,  Edi Rama; për Presidenten e Republikës së Greqisë, Ekaterini Sakelaropulu; Kryeministrin, Kiriako Mitsotakis; për ish-presidentët e Republikës së Greqisë,  Prokopi Pavlopulos dhe Kristo Sarcetakis; për kryetarin e Opozitës Parlamentare, Aleksis Cipras; për ish-kryeministrin, z. Andonis Samaras; për ministrat  Niko Dendias dhe Miltiadhis Varvitsiotis; për Miki Theodhoraki, për Kryetarin e Kuvendit të Shqipërisë,  Gramoz Ruçi; për kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj; për kryetarin e PBDNJ-së,  Vangjel Dule; për gazetarë shqiptarë dhe grekë. Gjithashtu, falënderon me të gjithë zemrën miqtë e panumërt, klerikë dhe laikë, të njohur dhe të panjohur, që e mbështetën me lutjet e përzemërta dhe me shprehjet spontane të dashurisë së tyre gjatë kësaj kohe. Pjesëmarrja e heshtur në vuajtjen e popullit të Perëndisë ndihmon në mënyrë mistike në arritjen e kohezionit social. Dashuria spontane e sinqertë gjithmonë fal fuqi në çastet e vështira të njerëzve. Dashuria është gjëja më e vyer që mund të ekzistojë në botë”, thuhet në njoftim. /rtsh.al