RTSH 24 Live

Politikë

Kryeparlamentarja Nikolla pret ambasadorin e Italisë, Fabrizio Bucci

28/09/2021

Kryeparlamentarja Nikolla pret ambasadorin e Italisë, Fabrizio Bucci

Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, ka pritur sot ambasadorin e Italisë, Fabrizio Bucci. Zoti Bucci ka uruar Nikollën për detyrën e re ndërsa bëhet me dije se ka theksuar vullnetin e Italisë për të zgjeruar bashkëpunimin mes dy palëve.

“Marrëdhëniet midis dy vendeve tona janë unike e speciale dhe ne do të punojmë për intensifikimin e tyre”, tha Bucci.

Ndërkohë, kryetarja e Kuvendit i ka shprehur mirënjohjen ambasadorit Bucci, për mbështetjen që Italia tregon për rrugëtimin e vendet tonë drejt Bashkimit Evropian.

“Me opozitën në Kuvend, Shqipëria po ecën drejt normalitetit dhe Kuvendi do të rrezatojë klimën e re të bashkëpunimit politik.  Ne i jemi mirënjohës Italisë për mbështetjen si avokate në rrugëtimin tonë europian, për kontributin e gjithanshëm për zhvillimin e Shqipërisë dhe për fatin se është bërë shtëpia e dytë e qindra-mijra emigrantëve shqiptarë”, tha Nikolla.