RTSH 24 Live

Aktualitet

Kryeministri shqiptar Edi Rama, lideri më aktiv në botë në rrjetin social Facebook.

30/11/2021

Kryeministri shqiptar Edi Rama, lideri më aktiv në botë në rrjetin social Facebook.

Kryeministri shqiptar Edi Rama rezulton të jetë lideri më aktiv në botë në rrjetin social Facebook. Kjo bazuar në numrin e popullsisë që përfaqëson secili lider i përfshirë në renditje. 
Analiza është bërë nga “Terra Data Analytics”, një kompani e analizimit të të dhënave digjitale dhe e marketingut digjital. Metoda e përdorur nga drejtues i kësaj kompanie është bazuar në tre elemente.
Numri total i ndjekësve të faqes, totali i reagimeve në çdo postim dhe numri total i popullsisë.
“Terra data marketing” ka publikuar një tabele ku kryeministri Edi Rama renditet i pari bazuar nga totalin e ndjekësve, totalin e reagimeve në postime dhe numrin e popullsisë.
I dyti pas tij renditet ish-kryeministri italian për tre vjet, Giuseppe Conte, Benjamin Netanyahu i treti dhe Recep Erdogan i katërti.
Në 10-shen e liderëve më të klikuar renditet edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti. 
Në të dyja matjet, Edi Rama, Giuseppe Conte dhe Benjamin Netanyahu janë në krye të listës së liderëve botërorë më të ndjekur në Facebook. 
Sipas analizës së Terra marketing, çdo qytetar mbi 18 vjeç ka reaguar direkt ose indirekt të paktën 7 herë në vit në postimet e Edi Ramës.